Fshati Nivicë, rreth 5 km larg nga Saranda, por pjesë e bashkisë Himarë, ka 7 ditë pa ujë.
Shkak për mungesën e ujit është djegia e pompës që furnizon fshatin me ujë të pijshëm.
Banorët shprehen për Saranda Web se janë ankuar në Ujësjellësin e Himarës, por përgjigjia ka qenë se nuk kemi lekë të ndërrojmë pompën tuaj sa herë digjet.
Banorët kanë tentuar të kontaktojnë me kryetarin e bashkisë ende në detyrë Jorgo Goro, por sipas tyre Goro nuk u hap telefonin.
SARANDA WEB TV – 24 ORË ONLINE
Please follow and like us: