Një 18-vjeçar nga Saranda dhe 2 shtetas anglezë arrestohen nga Policia

Policia Rrugore e Sarandës njofton se vijon kontrollet intensive për të siguruar rendin dhe sigurinë në rrugët e qytetit.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, janë arrestuar tre shtetas që shkelën rregullat e qarkullimit rrugor:

 

  • A. N., 18 vjeç, banues në Sarandë, u kap duke drejtuar një motomjet pa leje drejtimi.
  • M. K., 24 vjeç, banues në Angli, u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
  • S. R., 33 vjeç, banues në Angli, u kap gjithashtu duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

 

Materialet procedurale i janë dërguar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon