Një 46-vjeçare në Sarandë denoncohet se ka përndjekur për 3 muaj një 29-vjeçare

Sarandë: Shpoi gomat e një automjeti, procedohet penalisht për shkatërrim prone. Komisariati i Policisë Sarandë njofton
Sarandë: Shpoi gomat e një automjeti, procedohet penalisht për shkatërrim prone. Komisariati i Policisë Sarandë njofton

 

Një 46-vjeçare në Sarandë denoncohet se ka përndjekur për 3 muaj një 29-vjeçare

 

Komisariati i Policisë së Sarandës njofton se ka referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedim penal ndaj shtetases E. O., 46 vjeçe, banuese në Sarandë.

 

Procedimi penal ka filluar pas kallëzimit të shtetases Xh. H., 29 vjeçe. Kallëzuesja pretendon se është përndjekur nga E. O. për një periudhë tre mujore, duke u ndier e kërcënuar dhe e shqetësuar.

 

Policia njofton se hetimet po vijojnë për të mbledhur prova të mëtejshme që do të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Please follow and like us:
fb-share-icon