Një burrë nga Vlora dhunon gruan në Sarandë, prangoset nga Policia

Policia e Sarandës njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 48 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u krye pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon