Një djalë dhe një grua vjedhin para dhe pije në lokal, prangosen nga Policia e Delvinës

Dhunë mes dy familjeve në Delvinë, një person në kërkim dhe një tjetër nën hetim Një konflikt mes dy familjeve në qytetin e Delvinës ka përfunduar me dhunë fizike dhe ndërhyrjen e Policisë.

Një djalë dhe një grua vjedhin para dhe pije në lokal, prangosen nga Policia e Delvinës

 

Policia e Delvinës ka arrestuar dy persona, një djalë dhe një grua, të akuzuar për vjedhje në një lokal. Sipas informacioneve zyrtare, në pranga kanë rënë shtetasit G. T., 22 vjeç, dhe R. O., 38 vjeçe, të dy banues në Sarandë.

 

Ngjarja ka ndodhur më datë 4 tetor 2024, kur të dyshuarit kanë kryer një vjedhje në lokalin e një shtetaseje, duke marrë një shumë të konsiderueshme parash dhe disa pije. Pas hetimeve të shpejta, policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë autorët e dyshuar.

 

Materialet për ngjarjen janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar detajet.

Please follow and like us:
fb-share-icon