Një djalë dhe një vajzë 17 vjeçarë procedohen pas sherrit në aktivitetin sportiv
Komisariati i Policisë Sarandë njofton se ka referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimin në gjendje të lirë për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje” ndaj dy shtetasve 17-vjeçarë, një djalë dhe një vajzë.
Dyshohet se gjatë një aktiviteti sportiv, të rinjtë janë përfshirë në një konflikt me shtetaset D. M., 26 vjeçe, dhe A. M., 24 vjeçe.
Policia po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të zbardhur detajet e konfliktit, ndërsa po ndiqen procedurat e nevojshme ligjore.
Please follow and like us: