Një lajm i hidhur vjen në prag të Krishtlindjes nga Greqia.
Këngëtari i njohur, Vasilis Karras, është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare.
Mediat greke raportojnë se këngëtari shumë i dashur nga publiku, kohëve të fundit po përballej me probleme shëndetësore për shkak të një sëmundjeje të rëndë.
Por ditët e fundit ai gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar, pasi ishte prekur edhe nga koronavirusi.
Fatkeqësisht Vasilis Karras u mposht dhe humbi jetën këtë të dielë.
Vasilis Karras ka lindur në Kokkinochori të Kavallës dhe është rritur në Selanik, ku u shpërngul me familjen në moshën 10-vjeçare.
Karrierën në muzikë e filloi në Selanik, ku nxori disa albume. Suksesin më të madh e arriti me albumin “You Made Me a Tramp”, i cili shiti mbi 180,000 kopje.
Karras, përveçse këngëtar i suksesshëm ishte kompozitor dhe tekstshkrues, pasi ka bërë dhjetëra materiale për shumë këngëtarë grekë.