Një në pranga dhe një tjetër në kërkim për vjedhjen e 1 celulari

Policia njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim policor S. I., 35 vjeç, banues në Sarandë.

Ndalimi i tij u krye pasi në bashkëpunim me shtetasin O. A., 28 vjeç (vijon puna për kapjen e tij), dyshohen se kanë vjedhur një celular dhe një shumë parash, në banesën e një shtetaseje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Sarandë, për veprime të mëtejshme, përfundon njoftimi i Policisë.

Please follow and like us:
fb-share-icon