Policia njofton se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit V. V., 50 vjeç, banues në Sarandë dhe V. C., 46 vjeç, banues në Delvinë.
Arrestimi i tyre është kryer pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Skënderbeu”, duke drejtuar automjetet e tyre, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Sarandë për veprime të mëtejshme.
Please follow and like us: