Një tjetër arrestim për dhunë në familje në fshatin Krane
Sipas një njoftimi nga Policia, Stacioni i Policisë në Livadhja ka arrestuar shtetasin K. T., 47 vjeç, banues në fshatin Krane, pasi dyshohet për ushtrim të dhunës fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Policia ka reaguar menjëherë pas marrjes së denoncimit, duke ndërhyrë për të siguruar mbrojtjen e gruas dhe për të ndjekur procedurat ligjore për rastet e dhunës në familje.
Please follow and like us: