Është përmbyllur tenderi me vlerë 20,895,000 lekë me tvsh ose rreth 210,000 euro për rikualifikimin e tre rrugëve të brendshme në zonën Turizëm-Kanali i Çukës, Sarandë. Ky projekt përfshin një segment rrugor me gjatësi totale prej 350 metrash linear dhe gjerësi 5 metra, sipas konfigurimit të terrenit ekzistues.
–
Në këtë tender kanë marrë pjesë 2 kompani:
- “JODY-KOMPANY” shpk – Ofertë e paraqitur: 20,290,992 lekë me TVSH
- “FLED” shpk – Ofertë e paraqitur: 17,487,422 lekë me TVSH
Nga tenderi është skualifikuar “FLED” shpk e cila kishte paraqitur ofertë rreth 28 mijë euro më pak se “JODY-KOMPANY” shpk.
Eliminimi i ofertës më të ulët dhe shpallja fituese e një kompanie me ofertë më të lartë ka bërë që OpenProcurement, ta klasifikojë këtë tender me Flamur të Kuq.
Rrugët që do të rikualifikohen ndodhen në një zonë urbane të Sarandës, të rrethuara nga mure avllish dhe aktualisht janë në një gjendje të degraduar. Projekti synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve, duke mbështetur njëkohësisht funksionet urbane dhe turistike të zonës.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb