Policia Bashkiake dhe Ndërmarrja e Shërbimeve në Bashkinë Sarandë kanë vendosur ditën e sotme pengesa për parkimin e automjeteve në vendkalimet e këmbësorëve.
Kone plastike janë vendosur në vijat e bardha duke filluar nga shkollat 9-vjeçare, në rrugën Flamuri dhe do të vijojë në të gjitha rrugët e qytetit.

Kjo masë ka ardhur si pasojë e parkimeve të vazhdueshme të automjeteve në vendkalimet e këmbësorëve, pavarësisht aplikimit të gjobave.
Please follow and like us: