Nuk ka mundur t’i mbijetojë dot plagëve të marra nga djegia e rëndë, në pothuajse 70 pēr qind të trupit, 57 vjeçari Ilirian Xhani, me origjinë nga Përmeti por banor i Berdeneshit, duke dhënë frymën e fundit gjatë rrugës.
Pas ndihmës së parë në urgjencën e Sarandës për shkak të djegies së rëndë 57 vjeçari u dërgua me ambulancë për në spitalin e traumës në Tiranë. Por nuk ka mundur dot të arrijë në Tiranë pasi e ka humbur jetën gjatë rrugës.
Mësohet se ambulanca u kthye nga rruga, ndërkohē që trupi i tij është dërguar përsëri në Tiranë për të bërë ekspertizën mjeko – ligjore, sipas kërkesës hetimore të nisur nga vendngjarja me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së martës rreth orës 22:15, në vendin e quajtur “Ish-ushqimorja”, në Çukë, bashkia Sarandë, në një magazinë elektroshtëpiakesh, në kabinën e vendrojës, ku qëndronte i
Ilirian Xhani. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.