Komisariati i Policisë Delvinë kishte njoftuar ditën e djeshme se referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. R., 32 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar motomjetin e parkuar të shtetasit E. Ç.
Por mesa duket sherri nuk ka përfunduar me kaq.
Komisariati i Policisë Delvinë njofton përsëri ditën e sotme se referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin Sh. R., 32 vjeç, banues në Delvinë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me mjet prerës thikë, shtetasin E. Ç.
Materialet u referuan Prokurorisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.
Please follow and like us: