Nuk po gjendet puseta e ujërave të ndotura në rrugën me mozaikë – VIDEO

Nuk po gjendet puseta e ujërave të ndotura në rrugën me mozaikë
Nuk po gjendet puseta e ujërave të ndotura në rrugën me mozaikë

Nuk po gjendet puseta e ujërave të ndotura në rrugën me mozaikë

Prej ditës së djeshme, ekipet e punës po përpiqen të zbulojnë burimin e një defekti në sistemin e kanalizimeve, i cili ka shkaktuar daljen e ujërave të zeza në rrugën me mozaik, një nga zonat më të frekuentuara të qytetit.

Pavarësisht se kërkimet kanë filluar ditën e djeshme, ende nuk është gjetur puseta që po shkakton këtë problematikë. Sot, kërkimet janë përqendruar në kryqëzimin e rrugës Onhezmi, ku ekipet po vijojnë inspektimet për të identifikuar rrjedhjen dhe për të ndërhyrë sa më shpejt në riparimin e saj.

Banorët dhe bizneset pranë zonës shprehin shqetësimin e tyre për situatën, e cila po ndikon jo vetëm në imazhin e qytetit, por edhe në cilësinë e jetesës. Autoritetet ende nuk kanë dhënë një afat konkret për zgjidhjen e plotë të këtij problemi.

Saranda Web do të vijojë të raportojë mbi zhvillimet e mëtejshme të kësaj situate.

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon