Nxënësit e shkollave të qytetit të Sarandës i janë bashkuar aksionit për mbjelljen e pemëve, duke mbjellë 200 rrënjë pisha.
Gjatë këtij aktiviteti ka marrë pjesë edhe kryetari i bashkisë Sarandë Oltion Çaçi, i cili është shprehur: Ky hap është jo vetëm një investim në të ardhmen e gjelbër të qytetit tonë, por edhe një dëshmi e bashkëpunimit dhe përkushtimit të komunitetit tonë ndaj një mjedisi më të pastër dhe të shëndetshëm. Do të vijojmë së bashku në këtë rrugëtim drejt një të ardhmeje të qëndrueshme dhe të gjelbër, ka thënë Oltion Çaçi.
Please follow and like us: