Nxirret nga gremina ku kishte rënë pas aksidentit me motor Astrit Lamaj

Forcat zjarrfikëse të Delvinës kanë nxjerrë trupin nga gremina ku kishte rënë pas aksidentit me motor Astrit Lamaj.

Ka qenë një grup motorristësh që udhëtontë në zonë, kur në vendin e quajtur “Kthesa e Senicës”, një prej tyre ka dalë nga rruga. Si pasojë e rënies së motorrit, ka humbur jetën Astrit Lamaj, 53 vjec.

Pavarësisht mbërritjes së autoambulancës në vendin e ngjarjes, nuk është bërë dot e mundur shpëtimi i tij. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Please follow and like us:
fb-share-icon