Olti Çaçi merr zyrtarisht detyrën e kryetarit të bashkisë Sarandë. Momenti kur pritet në bashki nga Adrian Gurma.
Oltion Çaçi është një biznesmen dhe sipërmarrës në fushën e hotelerisë.
Olti ÇaÇi ka lindur në 1980. Ka përfunduar studimet e larta në Kiev, Ukrainë, në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, të Universitetit Kombëtar Taras Shevchenko. Më pas ka vazhduar specializimin në të Drejtën Ndërkombëtare Publike në Kiev. Është themelues i Flower Hotels & Resort dhe Flower Residence në Sarandë.
Çaçi ka një përvojë 15 vjeçare në industrinë e turizmit dhe një rekord të provuar të suksesit në menaxhimin dhe rritjen e bizneseve. Ai gjithashtu shërbeu si Kryetar i Sektorit të Hotelerisë në Unionin Turistik Shqiptar, duke treguar përkushtim për të promovuar turizmin dhe zhvillimin ekonomik në rajon.