Oltion Çaçi: Rikonstruksioni i Kinoteatrit të Sarandës do të fillojë në 2026 me financim të bashkisë
Kryetari i Bashkisë Sarandë, Oltion Çaçi, gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak për miratimin e buxhetit të Bashkisë për vitin 2026, ka bërë të ditur se në vitin e ardhshëm do të nisë rikonstruksioni i plotë i Kinoteatrit të qytetit.
Sipas kreut të bashkisë, projekti do të përfshijë të gjithë godinën e kinoteatrit, si dhe ambientet e tjera mbështetëse, duke synuar një transformim tërësor të këtij objekti me rëndësi kulturore për qytetin e Sarandës.
Oltion Çaçi theksoi se investimi do të realizohet me të ardhurat e Bashkisë Sarandë dhe do të shtrihet në një periudhë financimi dyvjeçare, për të garantuar cilësi dhe standarde bashkëkohore në rikonstruksion.
Në fjalën e tij përmbyllëse, kryebashkiaku Oltion Çaçi u shpreh:
“Me këtë buxhet, Bashkia Sarandë vijon vizionin e saj për ndërtimin e një qyteti modern, të pastër, tërheqës dhe mikpritës, që ruan identitetin e vet kulturor dhe natyror, duke u konsoliduar si një nga destinacionet turistike më të rëndësishme të Rivierës Shqiptare.”
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb









