Kandidati i Partisë Socialiste Oltion Caci ka patur një takim me mësues të shkollës 9-vjeçare “Adem Sheme” në Sarandë.
Në takimin ku marrë pjesë edhe deputetja Anila Denaj, mësuesve u është bërë e njohur edhe për vendimin e qeverisë për rritjen e pagave.
Gjatë takimit u diskutua për problemet me infrastrukturën, mungesa e kompjuterave dhe përfundimi brenda afatit i konstruksionit të shkollës, shqetësim i cili është përcaktuar si prioritar nga mësuesit.
Oltion Caci ka garantuar mësuesit se shkolla do të përfundojë së rikontruktuari brenda afatit të përcaktuar.
Gjithashtu kandidati socialist Caci ka u ka premtuar mësuesve se do të ketë transparencë në miratimin e buxhetit, investimet e bashkisë dhe fondet që jepen do të mirëmenaxhohen.