OPERACIONI MJEGULLA: Si ranë në pranga 6 zyrtarët dhe sekuestruan 16 prona në Ksamil

Finalizohet pas 3 muajsh hetime, operacioni policor i koduar “Mjegulla”.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë.

Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 4 punonjës të IVMT Sarandë, dhe masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për 2 punonjës të IKMT Vlorë, të cilët akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën duke favorizuar dhe lejuar shtetas të ndryshëm, për të kryer ndërtime, në Sarandë dhe në Ksamil.

https://youtu.be/ioSmI_Vo8EI

Gjithashtu, në zbatim të vendimit të Gjykatës, u vendos sekuestro preventive mbi 16 objekte të ndërtuara pa leje, në zonën e Ksamilit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të zbatimit të planit të masave për goditjen e veprimtarive së paligjshme në fushën e krimeve ekonomike dhe në kuadër të procedimit penal të regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridisksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Mjegulla”.

Si rezultat, u bë ekzekutimi i masave të sigurisë të caktuara nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridisksionit të Përgjithshëm Sarandë, më datë 16.10.2023, për 6 shtetas, punonjës të IVMT Sarandë dhe të IKMT Vlorë.

Konkretisht, janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit:

  • A. M., 55 vjeç, me detyrë kryeinspektor i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, Sarandë;
  • E. Z., 48 vjeç, B. K., 37 vjeç, V. Xh., 62 vjeç, me detyrë inspektorë të këtij Inspektorati.

Janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasit E. Ç., 43 vjeç dhe D. B., 33 vjeç, me detyrë inspektorë të IKMT Vlorë (përgjegjës për territorin e bashkisë Sarandë).

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas kanë shpërdoruar detyrën duke favorizuar dhe lejuar shtetas të ndryshëm, për të kryer ndërtime pa leje, në territorin e bashkisë Sarandë, kryesisht në zonën e Ksamilit.

Gjithashtu, bazuar në vendimin e datës 16.10.2023, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, u vendos sekuestro preventive mbi 16 objekte të ndërtuara pa leje, në zonën e Ksamilit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon