Paralajmërim? I vihet flaka makinës së efektivit të policisë

Mjeti i efektivit të policisë në Shkodër është shkrumbuar i gjithi. ‘Mitsubishi’ i parkuar pranë banesës së 54-vjeçarit me inicialet S.K është djegur nga persona ende të paidentifikuar. Policia informon se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00, në lagjen ‘Tre heronjë’ në Shkodër. Nuk dihet nëse zjarri mund të ketë ndodhur për shkak të profesionit të 54-vjeçarit. Policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe janë duke bërë dokumentimin e plotë të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 14.05.2022, rreth orës 04:00, në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër, është djegur pjesërisht mjeti tip “Mitsubishi” në pronësi të shtetasit S. K., 54 vjeç, me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë Shkodër. Automjeti ka qënë i parkuar përpara banesës së këtij shtetasi. Vijojnë veprimet hetimore për përcaktimin e rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

 

Saranda Web sarandaweb.net

Please follow and like us:
fb-share-icon