Parapagimi i tatimit nga profesionet e lira, brenda dhjetorit do kthehen shumat e paguara

Parapagimi i tatimit nga profesionet e lira
Parapagimi i tatimit nga profesionet e lira

Brenda muajit dhjetor, qeveria pritet të kthejë shumat e tatimit të parapaguar nga bizneset dhe profesionistët e lirë, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi nenin që diskriminonte këta të fundit me tatimin prej 15%.

 

Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se ky vendim pritet të miratohet në mbledhjen e ardhshme të qeverisë dhe se profesionistët që kanë paguar tashmë do të rikthejnë shumën brenda këtij muaji.

 

Gjykata Kushtetuese e shpalli këtë vendim me 27 qershor 2024, duke i dhënë fund diskriminimit dhe duke e shtyrë tatimin për profesionistët e lirë në vitin 2029.

 

Llogaritet që nga ky tatim janë arkëtuar rreth 10 milionë euro.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon