Parashikimi i Motit: Saranda dhe Ksamili gdhihen me reshje të shumta shiu

Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, duke filluar nga orët e para të mëngjesit të ditës së nesërme, e martë, 29 gusht e për dy ditët në vijim, pjesa më e madhe e vendit pritet të përfshihet nga reshjet, të cilat parashikohen të jenë me intensitet mesatar e lokalisht deri të lartë.

Në zonën e Sarandës dhe Ksamilit gjatë natës dhe në mëngjes pritet të ketë reshje të dendura shiu. Temperaturat pritet të kenë një ulje me 5 gradë, nga 35 që shënonte sot termometri, nesër temperatura maksimale do të jetë 30 gradë Celsius.

Please follow and like us:
fb-share-icon