Parku Kombetar i Butrintit

Parku Kombetar i Butrintit

Parku Kombetar i Butrintit u krijua nga Ministria e Kulturës, duke përfshirë një sipërfaqe toke shtetërore prej 29 km/katrorë. Kufijtë e këtij Parku, shtrihen në daljen e fshatrave përreth tij, si Ksamili, Vrina, Shëndëllia dhe Xarra.

Krijimi i Parkut Kombëtar ishte një domosdoshmëri. Sipas specialistëve, për ruajtjen e vendndodhjes dhe atmosferës unikale të Butrintit. 2. Për ruajtjen e të dhënave arkeologjike të disa qendrave dhe monumenteve të zbuluara në këtë vatër të qytetërimit antik, si dhe për një menaxhim më efektiv, duke reflektuar edhe rekomandimet e UNESCO-s të vitit 1997. Në këtë kuadër u krijua edhe Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Butrintit. Zyra luan një rol determinant për menaxhimin dhe ruajtjen e vlerave të Parkut… Politikat që aplikohen dhe kontrollohen nga Ministria e Kulturës… Për parandalimin e të gjitha dëmtimeve dhe zhvillimet e pakontrolluara në këtë zonë.

Parku Kombetar i Butrintit – Ku shtrihet

Brenda Parkut ndodhen 10 zona të shquara arkeologjike që lidhen me historinë e Butrintit. Disa prej tyre janë zona brenda mureve të Butrintit, ajo jashtë mureve… Diapori, Fortesa – kalaja e Ali Pashë Tepelenës, Kalivoi, Shën Dëllia, Shën Dhimitri, Xarra, Ana e Kanalit të Vivarit etj.

Specialistë të arkeologjisë kanë theksuar se “Butrinti është një thesar i jashtëzakonshëm për Shqipërinë” dhe se “çelësi është zhvillimi i ekuilibruar dhe turizmi i padëmshëm”.

Parku Kombetar i Butrintit – Mbrojtja nga UNESCO

Në kuadrin e ndihmës europiane të para-aderimit IPA, nëpërmjet përfshirjes në projektin EX.PO.AUS. Parku Arkeologjik i Butrintit është bërë pjesë e rrjetit të 12 siteve të UNESCO-s, që shtrihen në shtatë vende që lagen nga deti Adriatik. Projekti “Rritja e potencialeve të siteve të UNESCO-s në Adriatik” synon të krijojë dhe të eksperimentojë strategji të reja dhe afatgjata. Këto strategji synojnë menaxhimin dhe vlerësimin e siteve të UNESCO-s në Adriatik, në përpjekje për të trajtuar idetë, mjetet dhe veprimet e reja për të menaxhuar në një mënyrë më të mirë këto vende dhe për të arritur një vlerësim të qëndrueshëm ekonomik të tyre, për më tepër nga pikëpamja ekologjike, e efikasitetit dhe e energjisë së rinovueshme”

Parku Kombetar i Butrintit – Çfarë mund të vizitoni

Kalaja u ndërtua në shekullin 14 nga Venedikasit në majën e kodrës, në anën  perëndimore të pllajës së gjerë të akropolit antik. Ndërtesa e mëparshme mesjetare e Butrintit – Kalaja e Akropolit – është gjerësisht një rikonstruksion i viteve 1930… Një kullë e rëndësishme brenda një rrethimi pentagonal, me mure mbrojtëse me frëngji. Gjithsesi, fragmentet e fortesës së mëparshme janë të dukshme në një skicë të bërë nga Eduart Lear më 1857. Gjithashtu edhe nga fotografitë e marra nga arkeologu Italian Luigi Maria Ugolini në vitet 1920 dhe 1930. Të dyja kombinohen për të transmetuar formën e vertetë të fuqishme të kalasë, me kullat e larta dhe oborret fqinje.

Plani i Menaxhimit të Integruar të Parkut Kombetar të Butrintit (2020-2030)

LEXO KETU LINK

VITITONI PARKUN KOMBETAR TE BUTRINTIT

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Twitter Saranda Web

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon