Pas 12 vjet premtimesh vit pas viti, qeveria ndërron mendje: Nuk do ndërtojmë aeroport në Sarandë

Aeroporti i katërt i vendit, nuk do të ndërtohet në Sarandë siç ishte planifikuar por në Gjirokastër. Tenderi për aeroportin e jugut është anuluar disa herë, ndërsa pritet të hapet një garë tjetër për në Gjirokastër.

“Na është dashur të rishikojmë planet sa i takon efikasitetit. Duke qenë se kemi një fushë ajrore në Gjirokastër,  infrastrukturë të ndërtuar dhe duke pasur që në Shqipëri s’po zhvillohet vetëm turizmi bregdetar, aeroporti i Jugut është menduar në zonën e Gjirokastrës dhe ti shërbejë gjithë zonës së Jugut dhe Sarandës dhe Ksamilit”, tha ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Please follow and like us:
fb-share-icon