Pas 2 trajnerëve të Butrintit, ndalohet edhe vëllai i futbollistit

Policia njofton se nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u ndalua shtetasi N. S., 32 vjeç.

Ndalimi i tij u bë pasi dyshohet se ka goditur me grushte, shtetasit N. N dhe Dh. M. (të dy të ndaluar, trajnerë të ekipit të futbollit, ku luante vëllai i 32-vjeçarit, shtetasi A. S., i cili është goditur më parë nga këta 2 shtetas).

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon