Pas ankesave të banorëve, Bashkia Sarandë jep 80 milionë lek për trotuarë dhe ndriçim në zonat periferike

bashkia sarande
bashkia sarande

Pas ankesave të shumta të banorëve të zonave periferike Gjashtë, Metoq dhe Çukë për infrastrukturën dhe ndriçimin, Bashkia Sarandë ka akorduar një fond prej 80 milionë lekë të vjetra për “Permiresimi i infrastruktures rrugore dhe e ndriçimit ne periferine e qytetit ne Metoq, Gjashte dhe Cuke”.

Në këtë tender kanë marrë pjesë 4 kompani: 1. ”TEA-D” SH.P.K, 2. “A. 91” SHPK, 3. ”ASI-2A CO” SH.P.K, 4. “INA” SHPK

Fitues i tenderit është shpallur “A. 91” SHPK me ofertë 68.2 milionë lekë dhe afati i kryerjes së punimeve është 20 ditë.

Please follow and like us:
fb-share-icon