Pas denoncimit në Saranda Web, Ndërmarrja e Shërbimeve Publike pastron zonën te tregu industrial në Sarandë. Pas publikimit të djeshëm në Saranda Web mbi problematikën e mbetjeve dhe ndotjes në Lagjen Nr. 2 pranë tregut industrial në Sarandë, ka reaguar edhe Ndërmarrja e Shërbimeve Publike pranë Bashkisë Sarandë, duke ndërhyrë për pastrimin e zonës.

Pas denoncimit të banorëve dhe publikimit të pamjeve në Saranda Web, zona e mbushur me mbeturina dhe barishte është pastruar, ndërsa banorët kërkonin prej kohësh ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse për mirëmbajtjen dhe pastrimin e territorit.
Një ditë më parë, banorët e Lagjes Nr. 2 kishin ngritur shqetësimin për gjendjen e rënduar pranë tregut industrial, duke denoncuar mungesën e shërbimeve dhe praninë e mbeturinave pranë banesave, çka sipas tyre po krijonte rrezik për shëndetin dhe një situatë të papranueshme për komunitetin.
Saranda Web apelon ndaj Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike dhe Bashkisë Sarandë që ndërhyrjet dhe kontrollet në terren të kryhen në mënyrë të vazhdueshme, pa qenë e nevojshme që çdo problematikë të publikohet në media për të sjellë reagimin e institucioneve. Saranda Web
Banorët denoncojnë ndotjen pranë tregut industrial: Paguajmë taksa, por jetojmë mes mbeturinave








