Pas protestave në “Adem Sheme” tërhiqet vendimi. Klasat do të mbeten pa cënuar – VIDEO

Pas protestave të prindërve dhe nxënësve të shkollës “Adem Sheme” në Sarandë, drejtoria e shkollës është tërhequr nga vendimi për të shkurtuar klasat nga 4 në 3 klasa.

Vendimi për shkurtimin e klasave ishte komunikuar javën e kaluar dhe 96 nxënës do të shpërndaheshin në 3 klasa. Fillimisht drejtoria kishte komunikar se nxënësit e 1 klase do të shpërndaheshin në 2 klasa, duke lënë të pacënuar klasën e frëngjishtes. Por pas protestës së nxënësve të këtyre klsave, u vendos që nxënësit të shpërndaheshin edhe në klasën e frëngjishtes.

As ky vendim nuk e zbuti pakënaqësinë, por përkundrazi solli pakënaqësi edhe te nxënësit dhe prindërit e klasës së frëngjishtes.

Duke parë se protesta nuk u shua, drejtoria e shkollës “Adem Sheme” është detyruar të tërhiqet nga vendimi, duke i lënë përfundimisht klasat e 6-ta të pacënuara.

Please follow and like us:
fb-share-icon