Pas publikimit në Saranda Web, sistemi rifillon punën dhe fëmija me diabet merr shërbimin

Pas publikimit në Saranda Web, sistemi rifillon punën dhe fëmija me diabet merr shërbim

Pas publikimit në Saranda Web, sistemi rifillon punën dhe fëmija me diabet merr shërbimin

 

Pas publikimit të denoncimitSaranda Web, problemi i një nëne që kishte raportuar mungesën e shërbimit shëndetësor për fëmijën e saj me diabet është zgjidhur.

 

Pas publikimit në Saranda Web, sistemi rifillon punën dhe fëmija me diabet merr shërbim

 

Ditën e djeshme, Saranda Web publikoi denoncimin e një nëne nga zona e Delvinës, e cila raportonte se fëmija i saj, prej 10 ditësh, nuk po merrte shërbimin e nevojshëm shëndetësor, për shkak të një problemi në sistemin elektronik, i cili nuk njihte diagnozën e diabetit për grupmoshën 0–25 vjeç.

 

Si pasojë e këtij defekti, nëna ishte e detyruar të siguronte insulinën dhe fishat e diabetit në farmaci private, duke përballuar kosto të larta financiare dhe rrezik për shëndetin e fëmijës.

Sot, problemi është zgjidhur, sistemi ka rifilluar funksionimin normal dhe fëmija ka marrë shërbimin shëndetësor dhe recetat e rimbursimit që i takonin.

 

Ky rast dëshmon edhe një herë rëndësinë e denoncimeve publike dhe rolit të medias, në adresimin e problemeve që prekin drejtpërdrejt shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

 

Saranda Web do të vijojë të ndjekë dhe publikojë raste të ngjashme, duke qëndruar në mbrojtje të interesit publik dhe të drejtës për shërbim shëndetësor dinjitoz.

 

Please follow and like us:
fb-share-icon