PAS RESHJEVE TË SHIUT, NË SHËTITOREN E SARANDËS PËRSËRI UJËRA TË ZEZA – VIDEO

Kanë mjaftuar pak minuta shi, për të na rikujtuar se punimet në Shëtitoren e Sarandës janë kryer pa zgjidhur problematikën e ujërave të zeza.

Saranda Web në vazhdimësi përgjatë kohës së punimeve ka përcjellë këtë shqetësim, por mesa duket nxitimi për të përmbyllur punimet nga njëra anë, dhe heshtja e opozitës dhe mungesa e reagimit qytetar nga ana tjetër sollën gjendjen ku jemi aktualisht: sa herë bie shi, ujërat e zeza shpërthejnë nga pusetat duke përmbytur Shëtitoren.

Nga ana e përfaqësuesve të Bashkisë Sarandë thuhet se punimet nuk janë marrë në dorëzim akoma dhe se kanë kërkuar nga ana e kompanisë Fusha shpk zgjidhjen e kësaj problematike.

VIDEO

Please follow and like us:
fb-share-icon