Drejtoresha e Agjensisë Shtetërore të Kadastrës Sarandë Aida Demi është shkarkuar nga detyra. Lajmi konfirmohet nga burime brenda Kadastrës dhe se shkak i shkarkimit dyshohet se është bërë shkelja e dispozitave në fuqi gjatë ushtrimit të detyrave funksionale dhe publikimit në një emision investigativ.
Shkarkimi ka ardhur pas publikimit të një investigimi nga një emision investigativ, sesi familja e drejtoreshës së Kadastrës, Aida Demi ka përfituar tokë që më parë ka qenë det.
Sipas investigimit, hoteli buzë detit i ndërtuar nga familjaret e Aida Demit mbi një truall të blerë me proces privatizimi në vitin 1992, gllabëroi një pjesë të konsiderueshme të bregut të detit, pjesë që u mbush me inerte dhe u kthye në tokë.
Pas shkarkimit mësohet se Policia ka ushtruar kontroll edhe në zyrat e ASHK Sarandë, ku janë sekuestruar edhe disa dosje.
Aida Demi ka drejtuar ASHK Sarandë që prej 24 Shtatorit 2021, ndërsa më herët ka mbajtur pozicionin e drejtoreshës në Zyrën Juridike të Bashkisë Sarandë.