Thursday, June 11, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Pas shkarkimit të drejtoreshës, Policia kontrolle dhe sekuestrim dosjesh në ASHK Sarandë

Pas shkarkimit të drejtoreshës, Policia kontrolle dhe sekuestrim dosjesh në ASHK Sarandë

Drejtoresha e Agjensisë Shtetërore të Kadastrës Sarandë Aida Demi është shkarkuar nga detyra. Lajmi konfirmohet nga burime brenda Kadastrës dhe se shkak i shkarkimit dyshohet se është bërë shkelja e dispozitave në fuqi gjatë ushtrimit të detyrave funksionale dhe publikimit në një emision investigativ.
Shkarkimi ka ardhur pas publikimit të një investigimi nga një emision investigativ, sesi familja e drejtoreshës së Kadastrës, Aida Demi ka përfituar tokë që më parë ka qenë det.

Sipas investigimit, hoteli buzë detit i ndërtuar nga familjaret e Aida Demit mbi një truall të blerë me proces privatizimi në vitin 1992, gllabëroi një pjesë të konsiderueshme të bregut të detit, pjesë që u mbush me inerte dhe u kthye në tokë.

Pas shkarkimit mësohet se Policia ka ushtruar kontroll edhe në zyrat e ASHK Sarandë, ku janë sekuestruar edhe disa dosje.

Aida Demi ka drejtuar ASHK Sarandë që prej 24 Shtatorit 2021, ndërsa më herët ka mbajtur pozicionin e drejtoreshës në Zyrën Juridike të Bashkisë Sarandë.

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial