Tuesday, August 4, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Pas stuhisë, shteti jep alarm për motin dhe ndalon lundrimin e varkave

Pas stuhisë, shteti jep alarm për motin dhe ndalon lundrimin e varkave

Pas stuhisë, shteti jep alarm për motin dhe ndalon lundrimin. Pas dështimit të strukturave shtetërore për të paralajmëruar me kohë stuhinë e fuqishme që goditi Sarandën dy ditë më parë, këtë herë autoritetet kanë zgjedhur të veprojnë me masa parandaluese.

.

.

Ashtu siç ishte njoftuar edhe për sot, Kapiteneria e Portit të Sarandës ka vendosur ndalimin e lundrimit për të gjitha anijet turistike dhe mjetet e peshkimit në zonat e Ksamilit, Sarandës dhe Borshit edhe për ditën e premte, 24 korrik 2026.

.

Ironikisht, gjatë stuhisë së fundit nuk pati asnjë paralajmërim publik nga strukturat shtetërore përgjegjëse, si Kapiteneria, Prefektura e Vlorës, Bashkia Sarandë, Ministria e Mbrojtjes apo Mbrojtja Civile, ndonëse moti ekstrem shkaktoi dëme të shumta në automjete, biznese dhe infrastrukturë, si edhe të lënduar.

.

Sipas njoftimit të Kapitenerisë, masa e ndalimit të lundrimit është marrë në interes të sigurisë së mjeteve lundruese dhe do të jetë në fuqi deri në një njoftim të dytë. Pronarëve, operatorëve dhe kapitenëve u kërkohet të mos dalin në det gjatë kësaj periudhe.

.

Ndërkohë, lundrimet e trageteve në linjën Sarandë–Korfuz do të vijojnë normalisht. Sipas parashikimeve meteorologjike, në det pritet erë me forcë deri në 5 ballë.  Saranda Web

.

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial