Pas sukseseve në Sarandë dhe Pogradec, Klodian Kondi transferohet me urgjencë në Rrëshen

Ish shefi i Komisariatit të Sarandës Klodian Kondi është transferuar me urgjencë drej Rrëshenit, qytet i cili deri tani ka shënuar disa ngjarje të rënda, ku më e fundit ishte vrasja e 1 personi dhe plagosja e 3 të tjerëve në qendër të qytetit.


Lëvizja ka të bëjë me faktin që pas vrasjes së ndodhur në Rrëshen, atje duhet një “dorë e fortë” për parandalimin e këtyre ngjarjeve dhe duket se njeriu adapt për këtë punë është parë komisari Klodian Kondi.

Pas suksesit të shënuar në Sarandë, Kondi ja kishte arritur të fuste ne rrugë të mbarë rendin dhe qetësinë publike edhe në qytetin e Pogradecit.

Gjatë 8 muajve që drejtoi Komisaratin e Policisë në Pogradec, nuk pati asnjë vrasje apo tentativë vrasjeje, u arrit që të goditeshin në 8 muaj 8 raste të armbajtjes pa leje dhe municioneve, arrestime të personave në kërkim etj, minimizim të situatës së krimit.

Pogradeci pati edhe në sezon turistik i cili nuk shënoi asnjë ngjarje të rëndë.

SARANDA WEB TV – 24 ORË ONLINE

Please follow and like us:
fb-share-icon