Pas vendimit të Gjykatës Sarandë për dënimin me 2 vite burg të Pando Papuçi dhe konfiskimit të pallatit 7-katësh, reagon familja Papuçi:
Në respektin më të lartë ndaj lexuesve tanë, po dorëzohet një sërë dokumentash që jo vetëm konfirmojnë se pallati është ndërtuar me leje, por edhe se ka marrë miratimin nga Bashkia dhe është në përputhje me vendimet gjyqësore!
Kjo është ndoshta ndërtesa më e ligjshme në qytetin e Sarandës!
Edhe gjatë ekspertizës që u bë tani nga prokuroria, nuk janë konstatuar shkelje të kushteve urbane!!!
Bashkia ishte njoftuar se cila firmë do ta ndërtonte (2P-SJ sh.p.k) dhe i kishte dhënë miratimin për ta ndërtuar!
Gjykata pretendon se ndërtimi duhet të ishte bere nga një firmë që ne realitet nuk ekziston por kjo është vetëm ne letra, Firma “Savrikal“.
Firma „Savrikal“, e cila pretendonte se duhet ta ndërtonte, nuk disponon asnjë punonjës dhe nuk ka ndërtuar në Sarandë asnjë OBJEKT!
Të gjitha këto janë shumë thjesht të verifikueshme nga dokumentat më poshtë.
Në këtë rast, veprat flasin qartë dhe nuk ka nevojë për asnjë koment tjeter …
Do të publikohen edhe dokumente të tjera dhe, si gjithmonë, e vërteta do të dalë në dritë shumë shpejt! – thuhet në reagimin e Familjes Papuçi dërguar në redaksinë e Saranda Web