Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike janë caktuar 12 drejtuesit politikë në qarqe.
Në Vlorë drejtues politik është caktuar përsëri Bujar Leskaj, në Tiranë është caktuar Belind Këlliçi, ndërsa në Luçiano Boçi është caktuar në Shkodër. Gazment Bardhi në Fier e Ervin Salianji në Elbasan.
Drejtuesit politik të PD-së sipas qarqeve:
Tiranë: Belind Këlliçi
Durrës: Oerd Bylykbashi
Lezhë: Agron Gjekmarkaj
Shkodër: Luçiano Boçi
Fier: Gazment Bardhi
Kukës: Flamur Hoxha
Diber: Xhelal Mziu
Elbasan: Ervin Salianji
Korçë: Ivi Kaso
Berat: Eno Bozdo
Vlorë: Bujar Leskaj
Gjirokastër: Tritan Shehu
Berisha: Lëvizje e fuqishme deri në krijimin e qeverisë teknike!
Në mungesë të Sali Berishës, Edi Paloka kryetar i Këshillit Kombëtar, dhe Flamur Noka Sekretar i Përgjithshëm i PD, do të jenë përgjegjës për organizimin dhe koordinimin e gjithë procesit deri në zgjedhjet e 2025 në shkallë vendi.
Albana Vokshi drejtuese e Forumit të Gruas do të ketë përgjegjësi në shkallë vendi për organizimin e forumit dhe mobilizimit të grave.
Ndërsa kreu i FRPD, Besard Xhaferri, do të merret më organizmin e të rinjve në të gjithë vendin.