Pensionisti 67-vjeçar dhunon bashkëshorten, Policia nuk e toleron, e prangos në flagrancë

Policia njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin N. K., 67 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i tij u krye pasi sipas Policisë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon