Kryesocialisti Edi Rama mblodhi sot drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryebashkiakët socialistë tek Pallati i Kongreseve në Tiranë. Burime bëjnë me dije se në fjalën e tij Rama u përqëndrua tek vota e diasporës duke kërkuar angazhimin maksimal të të gjitha strukturave për të maksimizuar pjesëmarrjen e emigrantëve në zgjedhje.
Kryesocialisti Edi Rama mblodhi sot në Pallatin e Kongreseve drejtuesit politikë të qarqeve të PS si dhe kryebashkiakët e majtë të vendit.
Takimi nis prej orës 14:00 në Pallatin e Kongreseve dhe përfundoi rreth orës 15:20. Burime bëjnë me dije se Rama gjatë fjalës së tij me drejtuesit e qarqeve dhe kryebashkiakët, u përqëndrua tek vota e diasporës. Rama kërkon angazhimin maksimal të të gjitha strukturave për të maksimizuar pjesëmarrjen e emigrantëve në zgjedhje.
Ky takim u bë në kuadër të organizimit të punëve në terren për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.