Zbardhen të tjera detaje nga dosja hetimore që çoi pas hekurave disa inspektorë të aeroportit të Rinasit, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre. Siç dokumentohet nga dosja, policët komunikonin mes njëri-tjetrit përmes aplikacionit ‘Signal’.
Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 22.04.2023, nga ora 12:41 PM – 02:51 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht
Eneo: Si tkam vlla
Më pas komunikojnë në vois call dhe i dërgon pasaportën e shtetases Brikena Trakaj
Nga kqyrja e sistemit TIMS rezulton se kjo shtetase është përpunuar në dalje të territorit të RSH në të njëjtën datë 22.04.2023 ora 15:45 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB, ndërsa më datë 10.09.2023 ora 05:19 nga punonjësi i policise MesiER, në tejkalim të ditëve të qëndrimit.
Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 23.04.2023, nga ora 08:15 AM – 09:51 AM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht:
Eneo: Mgjesi vlla
Briken: Mirmgjes
Eneo: Si u gdhive
Briken: Mire mire. U vonova mrom se isha me nje dark familjere
Eneo: Ska gje vlla tak sot po qe i lire. Ate gocen sot e bejm dot
Ne orën 08:24AM zhvillohen dy biseda telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal
Eneo: I dërgon pasaportën e shtetases Enkeleda Xhaja dhe Brajan Xhaja. Ca nr ti them vlla
Briken: Te 4
Eneo: Po ngjitet vlla
Briken: Ok
Eneo: Cdo gje ok vlla
Briken: Ok
Eneo: Rrofsh vlla
Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi Enkeleda Xhaja është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 23.04.2023 ora 09:30 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB.
Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi Brajan Xhaja është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 23.04.2023 ora 09:30 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuBi cili ka lejuar kalimin e të miturit pa prokure nga prindi tjetër.
Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 09.05.2023, nga ora 10:48 AM – deri më datë 10.05.2023 ora 09:19 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht;
Eneo: O vlla si je. Ma bej hallall se ashtu I kam pas nja 2 probleme. Nga do jesh sot
Briken: Mir si je ti
Eneo: Po mire shyqyr zotit
Briken: Ktej jam
Eneo: I marum nja 2 halle, tbej tel mbasdite
Briken: Ok pa merak
Eneo: Rrofsh. O vlla nga je?
Briken: Te lagjia jam
Eneo: Te dergoj ate djalin apo do te tak neser bashk. Si e ke me mire
Briken: Si ta keshe ska probl
Eneo: Me thuaj ti vlla. Sot ten is 500 me ate neser tbej 1 vet
Briken: Se kuptova
Eneo: Sot nis 500 me ate se qa ka me vete. Nqs tak neser tbej 1 vlla
Briken: Ok tak neser mos e vrit mendjen
Eneo: Ok se doja me fol i mhb. Po do tin is tani me ate 5 vlla
Briken: Ok
Eneo: Po i them te vij aty
Briken: Ok
Eneo: Po vjen 5 min eshte aty ka 600
Në orën 10:16 PM dhe në orën 10:21 PM zhvillohen dy telefonata midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal
Eneo: Neser tbej nje 500 vlla
Briken: Ok vlla ngjohemi neser
Eneo: Mire vlla ma bej hallall se ashtu kam pas nje problem. Degjohemi neser naten
Briken: Ok naten ngjohemi
Dt. 10.05.2023
Eneo: Ca bon vlla a u lodhe. Nga lagjia do jesh pastaj. Te tkaohemi?
Briken: Si je vlla Ca bon
Eneo: Hic vlla ngelem erviseve
Briken: Kur do nisesh ti
Eneo: Une nga ora 8 pak a shume.
Në orën 06:12 PM zhvillohet një bisede telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësët të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal
Eneo: Vlla u nisa. Aty do jesh
Briken: Ok
Në orën 08:30PM, 09:15PM dhe në orën 09:19PM zhvullohen 3 biseda telefonike midis shtetasit Eneo Sulejamaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal
Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 11.05.2023, nga ora 09:00 AM – 10:12 AM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht
Eneo: Mgjes vlla. Si u gdhive
Në orën 09:34 AM zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal
Eneo: Ku ti them te futet vlla apo do shkosh vet
Briken: Ja per pak po shkoj une. Te them une
Eneo:Ok vlla. 10 e 55. Niset vlla
Briken: Ok te vije. Te 4
Eneo:Ok vlla. I dërgon pasaportën e shtetases Klara Xhelo
Briken: Ok
Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi Klara Xhelo është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 11.05.2023 ora 10:222 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB.
Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 30.05.2023, nga ora 09:25 AM – 03:45 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht
Eneo: Mgjes vlla si je. A u lodhe. Je ne pune sot
Briken: Mire vlla. Si je ti.
Eneo: Mire vlla ja sa dolem nga shpia
Briken: Te puna jam
Eneo: (I dërgon pasasportën e shtetasit Arbri Ahmetaj). Tirane Bari Barcelone. Po 2 vula ka me I faqe. Po munde veja 1 tjeter super. Shife vet
Briken: Ok. Te katra thuaj
Eneo: Rrofsh vlla. Po ngjiten vlla. Eshte dhe I tjeter, ai smka dhen gje
Briken: Ma jep emrin
Eneo: (I dërgon pasaportën e shtetasit Qato Kociaj). O vlla ma shef dot nje rob a ka ardh ne shqiperi
Briken: Ok ma nis
Eneo: I dërgon pasasportën e shtetasit Aurel Kaziu
Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi Arbri Ahmetaj është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 30.05.2023 ora 10:32 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB. Ky shtetas ka konsumuar ditët e qëndrimit në vendet shengen si dhe dyshohet që për shmangien e problematikave në shtetin destinacion udhëtimi, i janë vendosur vula fiktive në pasaporte.
Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi Qato Kociaj është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 30.05.2023 ora 10:33 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB. Ky shtetas ka konsumuar ditët e qëndrimit në vendet shengen.
Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi Aurel Kaziu (për të cilin shtetasi Eneo Sulejmanaj interesohej nëse ishte kthyer në Shqipëri), rezulton i përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 13.05.2023 ora 14:09 nga punonjësi i policisë me username në TIMS mesitim, në tejkalim të ditëve të qëndrimit dhe nuk ishte kthyer në Shqipëri.
Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 31.05.2023, nga ora 09:50 AM – 10:00 AM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht
Eneo: Mgjes vlla si u gdhive. I dërgon pasaportën e shtetases Elenita Bullari. Prr nice. Tani
Në orën 09:51 zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal.
Eneo: I dërgon pasaportën e shtetases Elenita Bullari
Briken: Sme ka ardh vlla.
Eneo: I dërgon pasaportën e shtetases Elenita Bullari
Briken: Me jep emer mbiemer
Eneo: Elenita Bullari. Se spo vijne keto fotot. I dërgon pasaportën e shtetases Elenita Bullari
Briken: Te e 6 thui.
Eneo: Ok vlla
Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi Aurel Kaziu është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 31.05.2023 ora 10:21 nga punonjësi i policisë me username në TIMS Xhebrahimi. Kjo shtetase ka konsumuar ditët e qëndrimit në vendet shengen.
Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 03.06.2023, nga ora 10:33 PM – 11:35 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht
Eneo: Ca bon vlla si je. A mu lodhe
Briken: Si je
Eneo: Mire vlla
Briken: Ca bone
Eneo: Pune rrugve. Je ne pune sot (i dërgon pasaportën e shtetasit Artur Xhelali). Tirane Budapest Milano
Briken: Ok te 4
Eneo: Ok vlla rrofsh
Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi Artur Xhelali është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 03.06.2023 ora 14:13 nga punonjësi i policisë me username në TIMS XhikaS, në tejkalim të ditëve të qëndrimit.
Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 05.06.2023, nga ora 02:45 PM – 03:29 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht
Eneo: O vlla ca ben si je. A mu lodhe
Briken: Si je mire
Eneo: Mire vlla. Kemi i cunin e shokut ton. E kemi nis dhe her tjtr
Briken: Ca ka
Eneo: (I dërgon pasaportën e shtetasit Klensid Dyrka). Si ka mush 18 akoma
Briken: Te them per pak
Eneo: Ok vlla. Me thuja vlla
Në orën 03:29PM zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal
Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 11.06.2023, nga ora 06:16 PM – 07:27 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht
Eneo: ca bon vlla. A mu lodhe. (I dërgon pasaportën e shtetasit Frrokë Demiri). Ma shef dot kte. Eshte me tndrrum
Briken: Per pak
Eneo: Ok vlla mthuj
Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi Frroke Demiri nuk ka të regjistruar dalje në sistem më datë 11.06.2023 dhe as në ditët në vijim. Referuar bisedës telefonike ka dyshime se ai ka udhëtuar me pasaportë tjetër ose është kaluar pa regjistruar, pasi ai nuk lejohet të udhëtoj, si person I kthyer në kategorinë deportiv nga Gjermania me motivin se ka vuajtur denimin me 2 vjet burg nga denimi i dhene prej 3 vitesh burg per vjedhje. Dhene Ekspuls per 5 vjet te mos hyj ne Gjermani, sic deklaron vete personi, dhene me dt.14.12.2020.
Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 16.06.2023, nga ora 11:22 PM – 11:26 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht
Eneo: Ca bon vlla si tkam. A mu lodhe (I dërgon pasaportën e shtetasit Leonard Plaku). Ma shef dot kte
Briken: Mire po
Eneo: Rrofsh vlla. Ma kthe I pergjigje qe ta bejm gati
Briken: Bohet ok. Ditet ka
Eneo: Ok vlla po e bej gati tshtunen tjeter. Se un iki nja 3 dit nspanj
Briken: Ok
Eneo: rrofsh vlla naten degjohemi
Briken: Ngjohemi naten
Në vijim më datë 24.06.2024, nga ora 01:23 PM – 03:18 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon sërish në lidhje me këtë shtetas, me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht
Eneo: Si je vlla
Briken: Mire si je ti
Eneo: Mire vlla mire. Eshte ai djali sot. Per budap
Briken: Kush ma nis
Eneo: I dërgon pasaportën e shtetasit Leonard Plaku. Ky qe kontrollum a ishte ok. Para se tikja une qe tthash e kemi me 24
Briken: Ok ok
Eneo: Ku te furt
Briken: Te 4
Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 23.06.2023, nga ora 08:32 PM – 11:03 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht
Eneo: Si te kam vlla. A je mire
Briken: Mire vlla si je ti
Eneo: Mire vlla avazi. Erdha ktej, kemi i familje neser
Briken: Si shkoi andej. U shplodhe naj cike
Eneo: amon vlla avazi
Briken: Min is neser. Degjohemi
Eneo: Jane ne 6 e 20 tmgjesit. Per cattania
Briken: Ok ja te them per pak
Eneo: (I dërgon pasaportën e shtetasve Emiliano Kelmeti, Ankela Kelmeti, Jatmir Kelmeti, Junilda Kelmeti). Sme the vlla
Briken: Te e treta vlla
Briken: O vlla. Ca bone. Si je
Eneo: Mire o vlla si ke qen ti. Na e bej hallall se kam qen cik ngushte prandaj stkam taku
Briken: Mire shtyme
Eneo: Sot pres trregullohem se shita I makin. Edhe te takoj
Briken: Mire vlla
Eneo: Ma bej hallall 100 her vlla
Briken: Si te kan shku punet
Eneo: Se dhe pune ska pas me agjencin vec me makina e jam marr me serviset
Briken: Ja ka vlejt naj cike me ato makinat
Eneo: Po hajt mo tpakten levizimin sjellin naj gje. Po kam pas defekte
Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 12.08.2023, nga ora 10:51 AM – 14:41 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht
Eneo: Mgjes vlla. Si je
Briken: Mire vlla si je ti
Eneo: A je lodh je merzit. Je ne pune sot?
Briken: Shtyme. Ca ke bo ti. Ne pune jam
Eneo: Po mir ja po levizim kto dite shyqyr
Briken: Po shyqyr
Eneo: Do tsjrll nje zonje lart ti lej aty
Briken: Ok
Eneo: Eshte dhe I gru me gocen 15 vjec pastaj
Briken: Ma nis emrin
Eneo: ti lej dhe ajo aty. I dërgon pasaportën e shtetases Lahe Papaj. Zonja eshte oer Pisa ne 12 e 25
Briken: Ok
Eneo: I dërgon pasaportën e shtetases Mirela Simo. Kurse kjo eshte me gocen per Budapest 15 e 30
Briken: Ca ka kjo. Ska prokur apo ca
Eneo: Se ka prok se kai k me burrin nga bari. Burrin e kthyn per ditet bashj mne gocen. I dërgon pasaportën e shtetases Aleksandra Simo
Briken: E ke dhe pasap e burrit
Eneo: Po. Dhe sa ti them
Briken: 2
Eneo: I dërgon pasaportën e shtetasit Lavdimir Simo. burr
Briken: Ten r 8 thuaj
Eneo: Jan bo 8?
Briken: Aq sa kan qen. Po kan ndryshu nr
Eneo: E funit I bi
Briken: Ne mes I bie. E teta
Eneo: E kan bo me nr dmth
Briken: Nr 8 dmth. Po
Eneo: Ok vlla se u bo koh
Briken: I kan nr posht thui te xhami
Eneo: Po ngjitet
Briken: Ok
Eneo: Vec m thuj kur tmbaroj vlla
Briken: Ok
Eneo: I ka brenda ne pas
Briken: Ok iku
Eneo: Ok vlla. Po futet dhe Mirela me gocen. Se ua bona check in para
Briken: Ok
Eneo: Po I le dhe kjo ne pasap 2
Briken: Ok
Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi Lahe Papaj është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 12.08.2023 ora 11:37 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB, e cila nuk mund të udhëtoj për shkak të tejkalimit të ditëve të qëndrimit. Nga komunikimi ka dyshime se ajo ka lënë një shumë lekësh pranë kabinës.
Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi A. Simo është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 12.08.2023 ora 11:46 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB, pa prokurrë nga babai i saj.
Më datë 22.08.2023, shtetasi Eneo Sulejmanaj bashkëbisedon në aplikacionin signal me punonjësin e policisë Briken tereziu, si më poshtë:
Briken: Ca thon punet. Mire po lodh shume
Eneo: Merzit m shume se pun ka pas
Briken: Spo na lejne me mar frym shume rob
Eneo: Me 12 orarsh besoj
Briken: Po po deri nga mesi shtatorit kshu do vazhdoje
Eneo: Po fillojn po ka kerkes per kta qe kan ardh. Se spo ikin dot
Briken: Pse spo ikin
Eneo: Po si lejn anej nga vlora nga durrsi
Briken: Vlora eshte problem
Eneo: Po vlla e di po do vijn ti nisim ktej. E di qe ti kam vpnu ato. Ma bej hallall
Briken: Shikoje vete vlla skam ca te them. Thjesht me te kujtu
Eneo: Po s harroj une vlla vetem jam qen cik ngusht
Briken: Shife vete mos e vrit menjen edhe kshu copa copa se bashk nuk bohen kollaj
Eneo: Ok vlla se do ti myllim kto dite
Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 31.08.2023, nga ora 01:04 PM – 08:56 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht
Eneo: O vlla si tkam. A je mire. Kam i cun me ndrrim. Do me ik tmarten nga budapesti. E bejm dot. I dërgon pasaportën e shtetasit Ledjan Hadri
Briken: Ja ra shof vlla e te them
Eneo: Ok vlla. Vec mos me harro se e kam ktu robin
Briken: Nuk bohet vlla jo. Paska pyt dhe tjer anej ky vl
Eneo: Vl
Briken: E kan mor vesh dhe tjere
Eneo: As me ja bo letren me noter
Briken; jo jo. Tja fuse me toke
Eneo: Ok vlla rrofsh
Briken: Vetem me dt 6 eshte nje mundesi
Eneo: Po e coj nga prishtina. Kemi nja 2 me dite
Briken: Ok kire
Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi Ledjan Hadri (me gjeneralitete të ndërruara në Julian Hadri) nuk ka dalje të regjistruar nga territori i RSH nga data e bisedës e në vijim. Ky shtetas (referuar bisedës së zhvilluar) ka dyshime se mund të ketë udhëtur nga territori I PKK Morinë, pasi ka hyrje në PPK Rinas më datë 11.11.2023. Ai mund të ketë udhëtuar me destinacion fillestar Kosovën pasi ai është kthyer në kategorinë deportiv më datë 18.05.2023 me shënimin:” kthyer deportiv nga Franca pasi ka bere 9 muaj burg per v. penale “transport te lendeve narkotike ”. Ne interviste shpjegon qe Ka ndalese hyrje te perhershme ne territorin Francez dhene date 17.05.2023”.