Përkujtohet ngjarja e djegies së gjallë të 7 personave në Xarrë.
Një prej ngjarjeve më tragjike në zonën e Xarrës në Sarandë është risjellë në kujtesën e banorëve pas 49 vjetësh me një ceremoni për emërtimin e një prej rrugëve në Xarrë me emrin Besim Aliu.
Më 3 shtator 1974, 7 punëtorë, 2 burra dhe 5 gra u dogjën të gjallë gjatë një procesi për djegien e kontrolluar të kullotave. Agim Aliu, vëllai i Besimit, njërit prej punëtorëve që u dogjën përshkruan çfarë ndodhi atë ditë.
Besim Aliu, i cili sakrifikoi edhe jetën për të nxjerrë nga flakët shokët dhe shoqet e punës ishte i martuar dhe baba i 4 fëmijëve, më i vogli 6 muajsh.
Iliri, atëherë ishte 5 vjeç dhe mes lotësh tregon momentet e fundit që ka parë babain….