Pezullohet lëvizja e trageteve, në Kanalin e Korfuzit deti 8 ballë

Era e fortë ka detyruar Kapitenerinë e Korfuzit të pezullojë edhe lundrimet e trageteve drejt Sarandës.

Aktualisht në Kanalin e Korfuzit era e fortë ka krijuar dallgë deri në 8 ballë.

Në orët në vijim në zonën e Sarandës, Delvinës, Konispolit dhe Finiqit priten reshje të shumta shiu, të cilat do i kalojnë 120 mm shi ose rreth 7% e reshjeve vjetore.

Please follow and like us:
fb-share-icon