Pezullohet lundrimi i trageteve dhe dalja në det e varkave dhe anijeve të peshkimit në Sarandë

Ditën e sotme është pezulluar lundrimi i anijeve të pasagjerëve në linjat Sarandë – Korfuz dhe Korfuz – Sarandë.

Shkak për këtë është bërë moti i keq, i shoqëruar me erë të fortë dhe dallgë që shkojnë deri në 8 ballë.

Gjithashtu është pezulluar edhe dalja në det e varkave dhe anijeve të peshkimit.

Please follow and like us:
fb-share-icon