Pjesa e trupit e gjetur në Kllogjer koka e një njeriu, Policia rrethon zonën

Policia e Sarandës ka zbuluar një pjesë trupi njeriu në Kllogjer, në afërsi të fshatit Xarrë në Bashkinë Konispol.

Sipas burimeve pranë grupit hetimor, konfirmojnë që pjesa e gjetur është koka e një njeriu.

Koka ka ende inde dhe mendohet se ngjarja është e muajve të fundit. Policia ka rrethuar zonën dhe ditën e nesërme pritet të rifillojnë përsëri kërkimet.

Ka qenë një informacion i marrë nga Policia ajo që bëri të mundur zbulimin e pjesës së groposur të njeriut.

Please follow and like us:
fb-share-icon