Plagosen 3 persona nga përplasja e 2 mjeteve turistike, transportohen në spital

KAKOME - SARANDE - Plagosen 3 persona nga përplasja e 2 mjeteve turistike, transportohen në spital

Plagosen 3 persona nga përplasja e 2 mjeteve turistike, transportohen në spital

 

Një përplasje mes dy mjeteve lundruese turistike ka ndodhur mesditën e sotme në ujërat pranë gjirit të Kakomesë, në Sarandë. Ngjarja është regjistruar rreth orës 13:10, në rrethana që ende nuk janë bërë të ditura.

 

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur tre shtetas të huaj: australiania Charlotte Ann Richards, francezi Alit El Haj Sofian dhe italiania Bionde Catherine. Të tre u nxorën menjëherë nga mjetet lundruese dhe morën ndihmën e parë nga ekipi i shpëtimit në det.

 

KAKOME - SARANDE - Plagosen 3 persona nga përplasja e 2 mjeteve turistike, transportohen në spital

 

Në operacion u angazhua menjëherë Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit, e cila i transportoi turistët e dëmtuar drejt Spitalit të Sarandës. Burime mjekësore konfirmojnë se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtimin e nevojshëm.

 

Autoritetet po hetojnë rrethanat e përplasjes për të përcaktuar shkaqet e sakta të këtij aksidenti detar, i cili ndodhi në një prej zonave më të frekuentuara turistike të rivierës shqiptare.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon