Një person është paraqitur në spitalin e Vlorës, i plagosur me armë zjarri.
I plagosuri është identifikuar si Ergys Likaj, i cili ka plagë në të dyja këmbët.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa mësohet se Likaj ka shkuar vetë në spital, ku ka pohuar se është vetëplagosur.
Momentalisht ai ndodhet në sallën e operacionit në spitalin e Vlorës, ku po i nënshtrohet një ndërhyrje.
Policia ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Please follow and like us: