Policia e Sarandës nuk është mjaftuar me deklarimin e 33 vjeçarit Hekuran Murtaj, i cili u paraqit disa orë më parë i plagosur në spitalin e Sarandës.
Plaga e rëndë në krah që i ka shkaktuar thyerje të kockës dhe disa të dhëna kontradiktore të dëshmuara nga i plagosuri, kanë bërë që policia të dyshojë nëse vërtetë Murtaj është plagosur nga një plumb që ndodhej në tokat e tij.
Ngjarja, sipas burimeve, ka ndodhur në fshatin Vagalat të Bashkisë Finiq. Murtaj rezulton se ka toka në posedim në këtë fshat por edhe në fshatin Markat të Bashkisë Konispol, të cilat i përdor për bujqësi, ndërsa ai banon në fshatin Stjar të Bashkisë Delvinë.
Burime konfidenciale bëjnë me dije se në spitalin e Sarandës ai ka deklaruar se banonte në Tiranë. Për shkak të gjendjen së rëndë, Murtaj është nisur me autoambulancë drejt Spitalit të Traumës.
SARANDA WEB TV – 24 ORË ONLINE