Adriana Prendi dhe familjarët e saj ishin duke festuar mbrëmë deri vonë dasmën e vëllait, por kjo festë u kthye në tragjedi. Pas përfundimit të dasmës, 35-vjeçarja ka humbur jetën në një aksident rrugor ndërsa udhëtonte bashkë me të shoqin dhe një tjetër drejt shtëpisë së tyre në Konispol.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës, 05:50, të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Krane-Qafëbotë, në dalje të Konispolit.
Shoferi i mjetit tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin dhe makina ka dalë nga rruga duke i shkaktuar vdekjen 35-vjeçares, ndërsa pasagjeri tjetër mbeti i plagosur.
Ky i fundit është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetët.Shoferi, Gëzim Prendi, njëherazi edhe bashkëshorti i viktimës, ka arritur të shpëtojë pa lëndime, por fatkeqësisht 35-vjeçarja nuk mbijetoi dot.
SARANDA WEB TV – 24 ORË ONLINE