Një 25 vjeçare është plagosur me çifte nga gjyshi i saj ditën e sotme në Patos. 25-vjeçarja po merr mjekim në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur në mënyrë aksidentale, teksa i moshuari ka qenë duke pastruar armë, që e kishte me leje, në momentin e ngjarjes. 25-vjeçarja ka marrë plagë të lehta në këmbë po merr mjekim në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
“Sot, rreth orës 15:40, në Patos Fshat, nga të dhënat paraprake dyshohet se aksidentalisht duke pastruar çiften, shtetasi A. M., 82 vjeç, ka plagosur mbesën e tij, shtetasen A. S., 25 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia